MASHT

Komunikatë

12 Shkurt, 2014

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, pas situatës së krijuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbështetje të Nenit 6 paragrafi 1.13. të Ligjit Nr.04/L037 pë Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, nenit 8 nënparagrafi 1.4 të Rregullores Nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe Nenit 38 paragrafi 6 të Rregullores së punës së Qeverisë nr. 09/2011 ( Gazeta Zyrtare nr. 15, dt. 12.09.2011), i ka Rekomanduar Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”:

1.    Meqenëse tani Menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues i Universitetit ‘’Hasan Prishtina” në Prishtinë është jo funksional, i rekomandohet Senatit të zgjedhë kryesuesin e tij.

2.    Kryesuesi i Senatit të jetëUshtrues i Detyrës së Rektorit të Universitetit.

3.    U.D. Rektori të zgjedhë tre ushtrues të detyrës të prorektorëve.

4.    Ky menaxhment ka për obligim të menaxhojë UP-në deri në aprovimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të UP-së.

5.    Gjatë kësaj kohe nuk duhet të ketë konkurse për angazhime të stafit akademik, avancime akademike apo staf të administratës.

6.    Pezullohet puna e të gjitha komisioneve vlerësuese, për çfarëdo lloj veprimi, deri në fillimin e punës së të gjitha organeve menaxhuese të UP-së sipas Ligjit të ri dhe Statutit të aprovuar të UP-së.

7.    Në sferën financiare U.D. të menaxhmentit të UP-së të kryejnë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë sipas ligjeve në fuqi.

8.    Senati dhe Njësitë Akademike të UP -së të jenë në shërbim të mbarëvajtjes, funksionalitetit dhe menaxhimit të situatës së krijuar në UP, me të gjitha kapacitetet e veta intelektuale e akademike.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.