MASHT

Komunikatë

25 Nëntor, 2014

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është informuar, përmes mjeteve të informimit, rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me Agjencionin për Akreditim të Kosovës.

MAShT me keqardhje ka pranuar lajmin se zyrat e AKK janë bastisur sot, mirëpo kemi besim të plotë se çdo gjë është zhvilluar dhe do të zhvillohet konform ligjeve në fuqi. Andaj, MAShT pret fjalën përfundimtare të organeve të drejtësisë.

AKK si vlerësuesja kryesore e programeve akademike të institucioneve të arsimit të lartë është institucion i pavarur. MAShT gjithmonë ka respektuar pavarësinë e institucioneve, e në këtë rast edhe të AKK- së.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.