MASHT

Ka vazhduar debati për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara me partnerët ndërkombëtarë, si dhe me shoqërinë civile

5 Qershor, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në debatin publik për Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për Profesionet e Rregulluara, i cili ka vazhduar sot me përfaqësuesit e donatorëve dhe partnerëve të MAShT-it.

Ministri Bajrami, në debatin e sotëm theksoi se ky proces është një nga proceset më të rëndësishme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarë në këtë mandat.

Gjatë prezantimit të Projektligjit për Arsimin e Lartë, ministri Bajrami tha se, ndryshimet në këtë ligj kanë për qëllim krijimin e standardeve të larta në arsimin e lartë, krijimin e një qeverisje menaxheriale efektive brenda institucioneve të arsimit të lartë, përcaktimin e politikave të veçanta në edukim dhe përcaktimin e rolit të studentëve në jetën akademike.

Ministri Bajrami, ndër të tjera tha se, synim kryesor i këtyre ligjeve është krijimi i mekanizmave për rritjen e cilësisë, e të cilat nënkuptojnë profesionalizimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, profilizimin e Inspektoratit të Arsimit dhe krijimin e një njësie të veçantë të specializuar për inspektimin e arsimit të lartë, si dhe themelimin e Agjencisë Shtetërore për Standarde dhe Testim.

Duke folur për burimet dhe mënyrën e financimit të institucioneve të arsimit të lartë, ministri Bajrami tha se, Qeveria e Kosovës do të ndajë buxhet në bazë të performancës.

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur edhe debati me shoqërinë civile dhe mediat.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.