04 Mars 2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë përsipër që të përmirësojë gjendjen e gjuhës shqipe jo vetëm në institucionet arsimore, por për tërë banorët e Kosovës, përmes softuerëve që do të futen në përdorim në procesin e arsimit në të gjitha nivelet: në kopshte, në shkolla, në universitete, në administratën publike dhe shtetërore, në kompanitë private, dhe në përgjithësi për qytetarët kudo që janë dhe kudo që ata e përdorin kompjuterin.