Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ”Shëndeti, Mirëqenia dhe të Drejtat e Fëmijëve”, të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në të cilën ishin të pranishëm edhe Shefi Zyrës së UNICEEF-it në Kosovë z Murat Sahin dhe përfaqësues tjerë vendor e ndërkombëtar , me q`rast në emër të Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, të pranishmëve iu adresua me një fjalë rasti .

Ministri Bytyqi me këtë rast ndër tjera tha se kjo konferencë e organizuar në prag të shënimit të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve , është e rëndësishme dhe e veçantë dhe një vlerë të shtuar , sepse po flasim për pjesën më të rëndësishme të shoqërisë, siç janë fëmijët dhe të rinjtë tanë.
Në vazhdim ,ministri Bytyqi ,ka përgëzuar fëmijët dhe të rinjtë për këtë ditë të rëndësishme dhe theksoi se po bëjmë përpjekje institucionale që të krijojmë mundësi dhe krijojmë kushte më të mira, të rriten të shëndetshëm dhe të jenë të gatshëm në udhëheqjen e shoqërisë në të ardhmen e vendit tonë.

Në vazhdim , ministri Bytyqi tha se Ministria e Arsimit, është e angazhuar që t`u krijoj mundësi përfshirjes sa më të madhe të fëmijëve në edukimin në fëmijëri të hershme dhe se ky angazhim është shtuar edhe me aktivitetet vetëdijesues për prindërit për rëndësinë e edukimit të fëmijëve në moshë të re.