MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MORI PJESË NË TAKIMIN RAJONAL MINISTROR PЁR RININЁ DHE ARSIMIN

8 Dhjetor, 2021

08 Dhjetor 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Takimin Rajonal Ministror pёr Rininё dhe Arsimin, ku është diskutuar për vizionin dhe angazhimin e pёrbashkёt pёr rininё e Ballkanit Perёndimor.

Ministrja Nagavci me këtë rast theksoi se, njё forum i tillё gjithёpёrfshirёs, me pёrfaqёsues tё insititucioneve tё arsimit e rinisё nga gjithё rajoni, e me njё balancё tё shkёlqyeshme gjinore, simbolizon mё sё miri vlerat qё Ballkani Perёndimor ka pёr tё ofruar pёr Evropёn e pёr botёn.

Nagavci tha se, si vende me tё kaluar traumatike, ne e kemi të nevojshme dhe të domosdoshme qё tё formёsojmё njё shoqёri me tё drejta të barabarta, prandaj krijimi i urave tё pёrbashkёta qё ndihmojnё kёtё komunikim, siç e synon edhe RYCO me aktivitetet e veta, ofron mundёsi pёr njohje e pranim tё tjetrit dhe promovon kulturё multikulturore e demokratike.

Nagavci po ashtu shprehu besimin e saj se, pёrmes kёtij bashkёpunimi rajonal, vendet tona, por edhe tё rejat e tё rinjtё tanё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr shoqёri mё gjithёpёrfshirёse e mё demokratike.

Në Takimin Ministror Rajonal për Rininë dhe Arsimin, i cili është organizuar në Tiranë po marrin pjesë ministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe akterë të tjerë të rëndësishëm, ku po diskutohen iniciativat dhe politikat e përbashkëta në funksion të përmirësimit të pozitës së të rinjve në shoqëri.

Ky takim i rëndësishëm është organizuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare dhe ndërqeveritare RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor), e cila mundëson programe të shkëmbimit të nxënësve mes shteteve tona.

Last modified: 6 Qershor, 2022

Comments are closed.