MASHT

MINISTRJA NAGAVCI MORI PJESË NË NJË BASHKËBISEDIM ME NXËNËSIT E GJIMNAZIT “SAMI FRASHËRI”

17 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me nxënësit e Gjimnazit “Sami Frashëri”, në Prishtinë në kuadër të një ligjerate të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Në këtë ligjëratë u diskutua për mundësitë dhe sfidat e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ministrja Nagavci shpalosi programin që ndërlidhet me arsimin e lartë si dhe fushën e integrimeve.

Ajo tha se po punohet për përmirësimin e mjedisit për kërkime shkencore, si dhe integrimin e Kosovës në hapësirën kërkimore evropiane duke fituar statusin e asociuar në Horizon Europe. 

Ministrja premtoi se do të themelohet Fondi i Hulumtimeve që do t’iu dedikohet kërkuesve, ligjëruesve, profesorëve e specialistëve mjekësor, ku këto hulumtime do të përdoren si evidencë për politikëbërje.

Gjithashtu, përmendi se do të themelohet Këshilli për Inovacion ku më pas do të aplikohet për anëtarësim në European Innovation Scoreboard. 

Nxënësit shprehën shqetësimin e tyre për cilësinë në mësim, për përgatitjen e mësimdhënësve për kurrikulat, çështjen e bursave si dhe për mundësitë e studimeve në Kosovë por edhe jashtë vendit.

Në fund, ministrja i njoftoi nxënësit se MASHTI ka marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi për bursa me shtete të ndryshme, me ç’rast i inkurojoi nxënësit ti shfrytëzojnë këto mundësi.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.