MASHT

MINISTRI BYTYQI DHE AMBASADORI O’CONNELL VIZITUAN SHKOLLËN “FAIK KONICA” NË PRISHTINË

14 Maj, 2019

14 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O`Connell, vizituan shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, për t’i uruar nxënësit Eni Zymeri dhe Fidan Haliti, fitues të medaljes së argjendtë në Samitin Digjital Rajonal të mbajtur në Beograd. Në këtë garë, cila është mbajtur në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e shekullit 21” – Kodim me pajisjen micro: bit, këta dy nxënës prezantuan projektin e tyre “The Reaction Game”.

Ministri Bytyqi me këtë rast, ka përgëzuar nxënësit fitues të garës për suksesin e dëshmuar, ndërsa tha se sukseset e tilla na bëjnë të ndjehemi krenarë dhe se kjo është ajo që dëshirojmë përherë.

Sukseset e juaja në këtë garë janë vetëm fillimi i sukseseve të së ardhmes, tha Ministri, ndërsa shtoi se me këtë  sukses, nxënësit ja kanë shtuar vlerën kësaj gare. “Kjo dëshmon se kur ne krijojmë mundësitë, ju jeni të gatshëm të shpërtheni dhe të arrini suksese të mira”, tha ministri Bytyqi.

“Me këtë sukses, ju dhe nxënësit tjerë të suksesshëm tani jeni duke siguruar të ardhmen tuaj, vendin e punës dhe ne si Ministri do të jemi të gatshëm që vazhdimisht të  mbështesim mësimdhënësit tanë për promovimin e praktikave të mira që na vijnë nga vendet mike, e të zhvilluara”, theksoi Ministri.

Ministri Bytyqi, gjithashtu ka përgëzuar Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe British Council për projektin “Shkollat e shekullit 21”, të lansuar edhe në Kosovë, i cili promovon dhe nxitë zhvillimin e praktikave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies tek ne. 

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.