MASHT

SQARIM

21 Gusht, 2020

21 Gusht 2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaron studentët e universiteteve publike dhe opinionin e gjerë se: MASh ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët elitarë të universiteteve publike të niveleve Baçelor dhe Master për vitin akademik 2019-2020 dhe duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MASh vendosi që aplikimi për këtë vit të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve publike. Pra, studentët është dashur të aplikojnë në institucionet ku ata studiojnë.

Ndërkohë, rezultatet e përfituesve të bursave ende nuk janë publikuar nga MASh, për arsye se, Komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020 i MASh ka konstatuar se një pjesë e listave të dërguara nga universitetet publike (respektivisht Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Gjakovës), nuk e kanë pasur dokumentacionin e kompletuar siç është kërkuar.

Komisioni ka konstatuar se, listat përfundimtare me përfitues duhet edhe njëherë të shikohen nga universitetet dhe të dërgohen të qarta, me emrat e përfituesve.

Gjatë ditës së sotme i kanë dorëzuar në MASh listat edhe Universiteti i Prishtinës dhe ai i Gjakovës, prandaj MASh njofton se Komisioni brenda Ministrisë gjatë ditës së hënë (24 gusht 2020) do ta mbajë takimin për të shqyrtuar dokumentacionin e kompletuar të të gjitha universiteteve publike dhe të përfundojë këtë proces.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.