Erasmus+

 

Projekti SMAHPC (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Centre - Qendra Mjekësore Multidisiplinare për Studentë) zhvillohet në kuadër të programit Erasmus+ dhe ka për qëllim zhvillimin e protokolleve bazuar në standardet ndërkombëtare (ISO), kodet etike duke marrë parasysh legjislacionin shtetëror vendor dhe atë ndërkombëtar si dhe funksionalizimin e qendrës multidisiplinare.
 

Projekti është me kohëzgjatje 3 vjeçare 2019-2021.

 

 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është partnere në këtë projekt bashkë me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe ato ndërkombëtare si: Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”,  “Kolegji Heimerer”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Metropolia nga Finlanda, Universiteti i Shkencave të Aplikuara JAMK nga Finlanda, Universiteti Manisa Celal Bayar, Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, OJQ “Autizmi”, Instituti i Evropës Juglindore lidhur me Shëndetin dhe Politikat Sociale.
 

Synimi i këtij projekti është  ndërlidhja me projektin e mëhershëm SOCRE me qëllim të krijimit të një qendre të re multidisiplinare ku studentët kryejnë praktikën, bazuar në një mënyrë të orientuar drejt klientit/personit dhe punojnë direkt me klientët nën mbikëqyrjen e profesionistëve përkatës dhe mësimdhënësve e mentorëve të punës, duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit dhe praktikat moderne të ofrimit të shërbimeve shëndetësore / rehabilituese.

 

Për më shumë informata rreth projektit SMAHPC gjeni linkun më poshtë:

 

https://www.src-health.net/project/