MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM KËSHILLTARIN E LARTË PËR EDUKIM NË PROGRAMIN TLP-SP, EDWARD COOPER

15 Maj, 2019

15 Maj 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim këshilltarin e lartë për edukim në Programin TLP-SP, Edward Cooper, me të cilin ka biseduar për përkrahjen e madhe që USAID ka dhënë në sistemin e arsimit në Kosovë, veçanërisht përmes Programit TLP-SP (Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet), i cili ka për qëllim të zhvillojë kuadrot udhëheqëse, për të sjellë ndryshime transformuese përmes mundësive për arsimim të avancuar.

Ministri Bytyqi ka falënderuar z. Cooper për angazhimin e tij edhe sa i përket organizmit të vizitës në SHBA të anëtarëve të Bordit të Universitetit të Prishtinës, meqë një gjë e tillë ka filluar të japë rezultate  në qeverisjen ndryshe të UP-së.

“Faleminderit për vizitën e Bordit të UP-së në SHBA. Ata janë ndarë shumë të kënaqur dhe kanë filluar të lëvizin me ide të ndryshme dhe sjellje të praktikave të mira nga atje”, është shprehur Ministri.

Ministri Bytyqi po ashtu ka shprehur interesimin e tij që të gjenden mënyra për të vazhduar Programin TLP-SP, duke qenë se ky Program ka dhënë rezultate pozitive në Kosovë.

Nga ana e tij, Edward Cooper, u shpreh i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij edhe në të ardhmennëbashkëpunimin ndërmjet universiteteve amerikane dhe Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.