MASHT

MASHT DO TË MBËSHTESË NXËNËSIT SHQIPTARË NË MAL TË ZI ME TEKSTE PËR PARASHKOLLORËT DHE ABETARE

3 Dhjetor, 2019

03 Dhjetor 2019

Zyrtari i lartë në MAShT, z. Agim Berdyna, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi, përkatësisht në shkollën fillore në Dacaj të Komunës së Rozhajës, si dhe Komunën e Tuzit, me ç’rast simbolikisht ka dorëzuar 2 pako me fletore e mjete tjera mësimore për fëmijët parashkollorë shqiptarë.

Gjatë kësaj vizite, drejtori Berdyna, në Tuz është pritur nga zv/ministri i Arsimit të Malit të Zi, z.Marash Dukaj dhe udhëheqësit e Komunës, të cilët shprehën falënderim të veçantë për tesktet, si dhe kujdesin e mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për shkollimin e të rinjve shqiptarë të Malit të Zi.

Drejtori Berdyna fillimish ua ka uruar themelimin e komunës së Tuzit, ndërsa theksoi nevojën e identifikimit dhe saktësimit të numrit të teksteve të cilat iu duhen, përfshirë këtu edhe nxënësit e komunës së Ulqinit, ndërsa tha se MAShT do t`i dërgojë sa më parë që të jetë e mundur, duke u bazuar në kërkesën zyrtare.

Drejtori Berdyna ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika me bashkëpunëtorë, në të cilin u fol për nevojat kadrovike që kanë në disa fusha të arsimit, si dhe mundësitë e sigurimit të teksteve shkollore për diasporën shqiptare të Malit të Zi në Nju Jork, përkatësisht ShBA.

Drejtori Berdyna, po ashtu ka vizituar edhe shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës, ku ishte i pranishëm edhe drejtori Haxhi Lajqi, mësimdhënësit dhe veprimtari Ali Daci, të cilët shprehën falënderues për pakon me fletore e mjete mësimore për parashkollorët dërguar nga MAShT.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.