1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane
1.1. Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë;
1.2. Siguron informacione për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin
Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën
Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike;
1.3. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante;
1.4. Koordinon asistencën e IPA-s dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe
multilaterale për aktivitet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë;
1.5. Ofron mbështetje për strukturën organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;
1.6. I ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore
pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin
vendor gjatë harmonizimit me acquis communautarie, si dhe kujdeset që
legjislacioni i paraparë në PVPE të integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
1.7. Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për
procesin e Stabilizim Associmit për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek udhëheqësi i
Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane është tre (3).
Hanëmsha Aliu- Latifi
Udhëheqëse e Divizionit për Integrim Evropian
Head of Division for European Integration
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë
Ministry of Education Science and Technology
Rr/Str. Agim Ramadani p.n. 10000 Prishtinë
E-mail: Hanemsha.latifi@rks-gov.net