MASHT

Sqarim

19 Janar, 2017

Në mediat e vendit, dje është dhënë lajmi se një zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është arrestuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, duke tentuar të fusë lëndë narkotike brenda hapësirës së këtij burgu. Sipas kësaj informate, zyrtari i arrestuar është i punësuar në shkollën e kësaj Qendre në Dubravë.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, MAShT ka kërkuar nga Sektori i Inspektimit në Pejë që të marrë informata të detajuara rreth rastit. Sipas raportit të Inspektoratit rajonal, personi i arrestuar nuk është zyrtar i MAShT. Ky person është mësimdhënës i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Teknike “Mithat Frashëri” në Gurrakoc të Istogut, paralelja e ndarë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Pra, MAShT sqaron opinionin e gjerë se, personi i arrestuar nuk është zyrtar i Ministrisë (siç është raportuar), por është mësimdhënës i punësuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog. 

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.