MASHT

NXËNËSIT E SHKOLLËS “SHTEFËN GJEÇOVI” IA DHURUAN 200 MASKA MINISTRISË SË ARSIMIT

17 Nëntor, 2020

17 Nentor 2020

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Shtefën Gjeçovi” në Prishtinë, të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre dhe drejtori i shkollës, Blerim Gërvalla ia kanë dhuruar sot Ministrisë së Arsimit një donacion prej 200 maskave, të punuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Në emër të minsitrit Ramë Likaj, nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës për këtë donacion i falënderoi këshlltari, Gëzim Berisha, i cili ndër të tjera theksoi se, arsimi profesional mbetet një nga prioritetet e MASh.

Ndërsa, sekterati i MASh, Agim Berdyna theksoi se, MASh do të përkrahë gjithmonë arsimin dhe aftësimin profesional, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësi dhe kushte më të mira për të fituar shkathtësitë e nevojshme për tregun e punës.

Në ceremoninë e dhurimit të donacionit ishte e pranishme edhe u.d. drejtoresha e Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Fikrije Zymberi, e cila po ashtu falënderoi nxënësit për punën dhe përkushtimin e tyre.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.