MASHT

MIRATOHET PROPOZIMI I MASHT PËR RRITJE TË PAGAVE TË MËSIMDHËNËSVE, KËRKOHET NDËRPREJA E GREVËS

20 Janar, 2019

Pas një angazhimi të gjatë dhe intenziv të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Haradinaj, zëvendëskryeministrit Limaj, në lidhje me grevën e filluar në arsim, si dhe pas shumë takimeve të Ministrit me përfaqësues të Qeverisë dhe Parlamentit, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Parlamentar për Administratë, ku me dakordimim e të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës, mori vendim për miratimin e propozimit të MAShT për rritjen e pagave për mësimdhënësit.

Në takimin e sotëm të ministrit Bytyqi bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, u diskutua rreth vendimit të Qeverisë për një trajtim më të dinjitetshëm të mësimdhënësve në Projektligjin për pagat. Kjoështë një e arritur e madhe pas një angazhimi të përbashkët në funksion të rritjes së mirëqënies së mësimdhënësve tanë.

Pas kësaj, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i bën thirrje SBAShK-ut që të mbledhë sa më shpejt Këshillin Drejtues dhe të marrë vendim për ndërprerje të grevës. Gjithashtu, MAShT ju bën thirrje DKA-ve, që konform përgjegjësive që kanë, të bëjnë maksimumin në funksion të fillimit të procesit mësimor në gjithë vendin.

Ministri Bytyqi edhe njëherë falënderon të gjithë akterët që kontribuan gjatë këtyre ditëve në funksion të daljes nga kjo situatë që po rëndonte çdo ditë e më shumë procesin mësimor.

MAShT ju bën thirrje të gjithëve që, edhe pas këtij momenti, të vazhdojmë bashkëpunimin në mënyrë që ta trajtojmë më gjërësisht sistemin tonë arsimor dhe të angazhohemi që mësimdhënësit të trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithnjë në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.