MASHT

MINISTRJA NAGAVCI FALËNDEROI DONATORËT PËR PËRKRAHJEN NË FUSHËN E ARSIMIT

11 Maj, 2021

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në takimin virtual me donatorët dhe partnerët zhvillimor që mbështesin Ministrinë në fushën e arsimit parauniversitar.

Në këtë takim, ministrja i ka falënderuar donatorët për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për të përmirësuar rezultatet në arsim. 

Ministrja Nagavci tha se është e vetëdijshme që ka akoma shumë punë për të bërë në mënyrë që të arrijmë rezultate të cilat i synojmë bashkërisht. 

Sipas saj, është e rëndësishme që të ketë koordinim të aktiviteteve dhe të punohet në objektivat e përbashkëta. Ministrja u zotua se MASHTI do të angazhohet në realizimin e projekteve me donatorët teksa shtoi se e vlerëson kontributin e secilit donatorë. 

Disa nga projektet aktuale në arsimin parauniversitar janë “Arsimi, punësimi dhe politikat sociale”-Komisioni Evropian, “Ndërtimi i Kapaciteteve në arsimin bazik”-GIZ-i gjerman, “Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt”-USAID, Shkolla e Shekullit 21 i zbatuar nga Këshilli Britanik, “Edukimi për qytetari demokratike” i Qeverisë zvicerane, “Learning Cultures in University –LECU, “Aktivitete vetëdijesuese për rëndësinë e zhvillimit në fëmijërinë e hershme” nga UNICEF, “Mbështetja e platformës : Edukimi në distancë-Save the Children dhe UNICEF, projekti “Shpresë” i Caritasit Zviceran, “Aleanca për zhvillimin e edukimit parashkollor në Kosovë -RTM/ Italia, “Projekti për përmirësimin e Sistemit të Arsimit”-Banka botërore, “Programi nacional i bursave-Roma Education Found –Budapest.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.