MASHT

MINISTRJA NAGAVCI DHE AMBASADORI MINXHOZI BISEDUAN PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT TË ARSIM

22 Qershor, 2021

Mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë e inovacion, kanë qenë temë e takimit të sotëm mes ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ministrja Nagavci theksoi se ka hapësirë për bashkëpunim më të madh në fusha të ndryshme siç janë kurrikulat, tekstet shkollore, trajnimet e mësimdhënësve, shkëmbimet e mësimdhënësve dhe të studentëve, por edhe te krijimi i lehtësirave, sidomos sa i përket nostrifikimit të diplomave.

Ajo shtoi se qëllimi i saj dhe i MAShTI-t është që të rritet bashkëpunimi me Shqipërinë dhe përfitues të jenë nxënësit dhe studentët, por edhe të menaxhohen më mirë resurset e përbashkëta, në mënyrë që përfitimi të jetë më i madh.

Ambasadori Minxhozi u shpreh optimist se të dy ministret e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri do të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që të kemi përafrim të sistemit arsimor dhe bashkëpunim të shtuar edhe në aktivitete të përbashkëta jashtëkurrikulare.

Ministrja Nagavci u zotua se nga ana e saj nuk do të mungojë përkushtimi për bashkëpunim dhe theksoi se shumë shpejt planifikon një vizitë zyrtare në Tiranë për këtë qëllim.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.