MASHT

MINISTRJA BAJRAMI BASHKË ME MINISTRIN E SHËNDETËSISË DHE DREJTORIN E IKSHP-SË VIZITUAN SHKOLLËN “QAMIL BATALLI” NË PRISHTINË

10 Prill, 2020

10 Prill 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, vizituan shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë. Kjo shkollë po shërben si vend-xhirim i ligjëratave për mësimin në distancë për nxënësit e klasave 1-9.

Ministrja Bajrami ua shpjegoi bashkëbisedueve rrjedhën e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për nxënësit e Kosovës dhe theksoi se përkundër situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID – 19, falë punës vetëmohuese të të gjithë të përfshirëve në këtë projekt, deri në këtë fazë janë arritur rezultate mjaft inkurajuese.

Ministrja Bajrami nënvizoi poashtu se përveç ofrimit të përmbajtjes mësimore, në përputhje me plaprogramet e Kosovës, mësimi në distancë po kontribuon në angazhimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, dhe në këtë mënyrë po ndihmohet edhe përpjekja e gjithmbarshme e institucioneve të Kosovës për mospërhapjen e visurit korona.   

Gjatë takimit është biseduar edhe për masat parandaluese që janë marrë, respektimi i tyre nga ana e qytetarëve, por edhe për mundësinë e marrjes së masave të reja, në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që të jetë e mundur përhapja e infeksionit në vendin tonë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.