MASHT

MINISTRI RAMË LIKAJ VIZITOI DISA SHKOLLA NË SHTIME

8 Shtator, 2020

08 Shtator 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bashkë me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj kanë vizituar sot disa shkolla në komunën e Shtimes, gjegjësisht gjimnazin “Naim Frashëri” në Shtime, shkollën fillore të mesme të ulët “Skënderbeu” në Reçak dhe atë “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë.

Me këtë rast ministri Likaj ka zhvilluar një takim edhe me  nënkryetarin e Komunës, Rrahman Jakupi dhe dejtoreshën e Arsimit, Agime Hasani-Roshaj, me të cilët ka biseduar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit te ri shkollor 2020/2021.

Pas vizitës në shkolla, ministri Likaj tha se, vizitat në shkolla edhe kësaj radhe janë të paparalajmëruara, në mënyrë që të shihet gatishmëria dhe përgatitjet që kanë bërë DKA-të dhe shkollat për fillimin e vitit shkollor, sipas udhëzuesve të Ministrisë së Arsimit.

Ministri Likaj u shpreh i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë DKA-ja dhe mësimdhënësit në Shtime, për përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor, ndërkaq theksoi se edhe Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të përgatitur në këtë drejtim, në koordinim të plotë edhe me SBAShK-un.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj falenderoi ministrin Likaj për bashkëpunimin që është duke treguar gjatë gjithë kohës, ndërkaq u shpreh i bindur se Ministria dhe shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar mësimin më 14 shtator. Ai tha se, SBAShku do të jetë gjithmonë afër ministrit Likaj dhe Ministrisë së Arsimit në çdo angazhim të tyre për të mirën e arsimit në Kosovë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.