MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E KOLEGJIUMEVE PRIVATE NË KOSOVË

11 Gusht, 2020

11 Gusht 2020

Ministri i Arsimir dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur në taki përfaqësuesit e kolegjiumeve private në Kosovë.

Pjesëmarrës në takim ishin Ardian Hoxha nga American School of Kosova, Lulzim Tytynxhiu nga Loyola Gymnasium, Donald Hale nga shkollat KIS dhe QSI, Florian Kurteshi nga Hello Academy of Education, Rachel MacKinnon nga ILG School, Selim Kolgeci nga Prishtina High School, Nadine Hennesy nga Kosovo Leaders Academy dhe Ardit Berisha nga Universum/ Finnish School.

Pjesëmarrësit në takim theksuan se, shkollat që përfaqësojnë kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe kanë kushtet e nevojshme për të organizuar vitin shkollor 2020/2021, në rrethanat në të cilat ndodhet vendi si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ndër të tjera, ata kërkuan që t’u jepet e mundësia që në mënyrë individuale të vendosin nëse do të organizojnë mësimin në ambientet shkollore apo mësim të kombinuar në shkollë dhe online, meqë posedojnë hapësirë të mjaftueshme, resurse njerëzore dhe mund të përmbushin kushtet për masat parandaluese nga COVID-19.

Ministri Likaj, u tha se organizimi i vitit të ri shkollor në kushte pandemie është brengë përbashkët e të gjithëve dhe duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm të organizimit të mësimit sipas nivelit të rrezikut.  

Ministri Likaj dhe përfaqësuesit e Kolegjiumeve u dakorduan për koordinim të mëtejmë dhe kontakte të rregullta për shkëmbimin e përvojave që çojnë në arritjen e objektivave për arsim sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.