MASHT

MINISTRI LIKAJ PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SBASHK-UT

10 Gusht, 2020

10 Gusht 2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me të cilin ka diskutuar lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në ambientet shkollore.

Ministri Likaj, në këtë takim ka folur për koncept dokumentet të cilat janë hartuar për fillimvitin shkollor, sipas rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19, ku secili vendim do të merret në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK-në dhe institucionet tjera relevante.

Ministri Likaj dhe Kryetari Jasharaj janë pajtuar që të formohet një komision i përbashkët në mes të Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut për rishikimin e Kontratës Kolektive, si dhe për mundësinë e vazhdimit të programit për ngritjen profesionale të mësimdhënësve, pa shkëputje nga puna.

Ndër të tjera, ministri Likaj është zotuar që të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe ligjore për mësimdhënësit, të cilët janë të prekur nga sëmundje të rënda.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.