MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËSIT E QSI INTERNATIONAL SCHOOL OF KOSOVA

11 Shtator, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot udhëheqësit e QSI International School of Kosova, me të cilët bisedoi rreth funksionimit të kësaj shkolle, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Amerikane në 37 vende të botës dhe qe katër vite edhe në Kosovë.

Drejtori i shkollës, Donald Hale falënderoi ministrin Bytyqi për bashkëpunim dhe tha se qëllimi i kësaj shkolle është që t’iu shërbejë fëmijëve të diplomatëve, por ai theksoi se shkolla këtë vit është rritur dhe ka 42 nxënës, në mesin e tyre edhe nxënës kosovarë që i janë bashkuar këtë vit.

Drejtori theksoi se qëllimi është që të rritet edhe më shumë kjo shkollë dhe e informoi Ministrin se janë duke planifikuar të ndërrojnë edhe lokacionin e shkollës dhe të kenë objekt të ri shkollor.

Ministri Bytyqi tha se një shkollë e tillë amerikane është një vlerë e shtuar në sistemin tonë arsimor dhe theksoi se Kosova ka nevojë për praktika të mira, ndërsa përmendi ndihmën e madhe që ka dhënë vazhdimisht Ambasada Amerikane në Kosovë dhe USAID-i në përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar këtë shkollë për çfarëdo që të kenë nevojë, në mënyrë që shkolla të arrijë synimet e veta në arsimimin e nxënësve.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.