Ministri Bytyqi priti udhëheqësin e projektit të arsimit fillor nga GIZ

24 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim udhëheqësin e projektit të arsimit fillor në GIZ (Zhvillimi i kapaciteteve në arsimin fillor në Kosovë), Boris Scharlowski, me të cilin bisedoi për rezultatet e arritura në kuadër të fushatës „Për arsim më të mirë“, si dhe për projektin e ri të planifikuar për mbështetjen e reformave në arsim.

Ministri Bytyqi ka falënderuar GIZ-in dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë MAShT-it përmes projekteve që kanë ndikuar pozitivisht në realizimin e reformave dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Po ashtu, ministri Bytyqi theksoi gatishmërinë e MAShT për angazhim maksimal në përmbushjen e obligimeve që dalin nga bashkëpunimi me GIZ-in, që është edhe një prej partnerëve kryesor në arsim.

Ndërkaq, nga ana e tij, udhëheqësi i projektit të GIZ Boris Scharlowski falënderoi ministrin Bytyqi për angazhimin e tij në realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të zhvillimit të shkollave, respektivisht zhvillimit të arsimit në përgjithësi.

Përpos kësaj u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunim për fushatën, e që është marrëveshje e lidhur ndërmjet MASHT dhe 12 partnerëve të tjerë siç janë GIZ, BE, UNIKCEF, Save the Children, Banka Botërore, SBASHK, Këshilli i Prindërve, Këshilli i Nxënësve, KOMF, KEC, PEN dhe Fondacioni Friedrich Ebert për të bashkëpunuar dhe për të vetëdijesuar të gjithë, me qëllim që të arsimi prioritet kombëtar.