MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI STUDIUESEN ELENA KOCAQI

18 Janar, 2019

18 Janar 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot studiuesen shqiptare Elena Kocaqi, e cila sot në Prishtinë promovon librin e saj “Lufta e Trojës – luftë iliro-pellazge”.

Ministri Bytyqi falënderoi studiuesen Kocaqi për punën e saj të palodhshme për të hedhur dritë në historinë kombëtare të periudhave të ndryshme, që nga antikiteti, e deri në ditët e sotme.

Studiuesja Elena Kocaqi falënderoi Ministrin për pritjen dhe tha se ndihet si në shtëpinë e saj kur ndodhet në Dardani, siç i referohet Kosovës.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.