Ministri Bytyqi priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili

04 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili me të cilin biseduan për mundësinë e përfshirjes së një numri më ta madh studentësh në Fakultetin e Mjekësisë me rastin e regjistrimit në vitin e ri akademik 2019/2020 .

Ministri Bytyqi tha se, së shpejti do të shqyrtohet kërkesa dhe lidhur me këtë do të keni  një njoftim zyrtar, të bazuar në  vendimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Ministrat  Bytyqi dhe Ismaili , biseduan edhe për  bashkëpunimin ndërinstitucional në fushat përkatëse.