MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM KRYETARIN E SHOQATËS “KOSOVA, SHKUPI, BURSA”

14 Nëntor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës “Kosova, Shkupi, Bursa”, e cila vepron në Bursa të Turqisë, Rexhep Gunduz, si dhe kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional.

Ministri Bytyqi theksoi se, MAShT është e përkushtuar që ta zhvillojë arsimin profesional, si një mundësi e mirë që të rinjtë e Kosovës të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës dhe në funksion të kësaj tha se jemi duke parë mundësitë e bashkëpunimit me vendet tjera.

Në këtë drejtim, ministri Bytyqi dhe kryetari Gunduz diskutuan për fillimin e një bashkëpunimi konkret për dërgimin e nxënësve tanë të shkollave profesionale që të kryejnë praktikë profesionale në shkollat e Bursës në Turqi, pasi që këto shkolla janë të zhvilluara dhe të pajisura mirë me mjete për profesione të caktuara.

Ministri Bytyqi e falënderoi kryetarin Gunduz për gatishmërinë e tij për këtë bashkëpunim, si dhe për veprimtarinë e tij, kryesisht në funksion të krijimit dhe mbajtjes së lidhjeve mes familjeve shqiptare që jetojnë në Bursa dhe atyre që jetojnë në trojet shqiptare.  

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.