MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË PREZANTIMIN E KORNIZËS KOMBËTARE TË VLERËSIMIT TË NXËNËSVE

28 Qershor, 2019

28 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e Kolegjiumit të Drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit, ku është bërë prezantimi i Kornizës Kombëtare të Vlerësimit të Nxënësve.

Me këtë rast, ministri Bytyqi theksoi rëndësinë e madhe që ka ky dokument, pasi që vlerësimi është i rëndësishëm për çdo sektor, e sidomos kur bëhet fjalë për vlerësimin e nxënësve.

Ministri Bytyqi tha se MAShT-i e ka obligim që të krijojë një infrastrukturë ligjore, e cila ua lehtëson punën edhe mësimdhënësve, por edhe institucioneve, që të ketë mundësi ta aplikojnë shumë më lehtë vlerësimin e nxënësve.

Duke folur për vlerësimin e deritanishëm, ministri Bytyqi përmendi se ka pasur disa lloje të vlerësimeve dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e hartimit të Kornizës Kombëtare të Vlerësimit të Nxënësve, e cila bazamentin e ka në Kurrikulë, në Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe në Udhëzimin Administrativ që rregullon këtë çështje.

Ministri Bytyqi theksoi se ky vlerësim duhet t’i ketë dy role kyqe: ta vlerësoj sistemin arsimor parauniversitar, në mënyrë që të merren masa për zhvillim, si dhe vlerësimi të jetë i përgjithshëm dhe i barabartë për të gjithë nxënësit.

“Për të qenë i barabartë vlerësimi, padyshim që mësimdhënësit tanë duhet të kenë një kredibilitet dhe një etikë të lartë të punës”, tha ministri Bytyqi dhe theksoi se MAShT do ta përkrahë fuqishëm këtë dokument.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.