MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PARLAMENTAR PËR ARSIM

20 Maj, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim, ku është diskutuar rreth Testit të Diturisë, garë kjo e cila është realizuar nëpër shkollat e Kosovës, si aktivitet i Programit Nacional për Rininë.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka theksuar se, tërë forma e organizimit të kësaj gare i ka takuar Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa për këtë projekt qeveritar, Ministria e Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Koordinatorin Nacional, me të cilën është lejuar që ky test të mbahet në shkolla.

Më pas, Komisioni për Arsim ka diskutuar me ministrin Bytyqi rreth çështjes së sigurisë në shkolla. Ministri theksoi se janë marrë disa hapa rreth kësaj çështje bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Ministri Bytyqi tha se ështëmarrë vendim që deri në përfundim të vitit shkollor të merren disa hapa dhe është rënëdakord me Policinë që të bëhet shpërndarja e patrullave të policisë dhe të jenë më shpesh në vizita të hapësirave të jashtme të shkollave, e po ashtu është kërkuar nga drejtorët e shkollave të bëjnë kontrolla rutinore në klasa.

Ndërsa, Ministri theksoi se pas përfundimit të këtij viti shkollor pritet që të ngritet task forcë që merret me narkotikët që po përdoren në shkolla dhe kësaj t’i shtohet edhe dhuna në shkolla.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.