MASHT

MASHTI SHPALLË THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE PËR STUDENTËT E PRANUAR NË UNIVERSITETE TË NDRYSHME NË BOTË

9 Qershor, 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentët e pranuar në universitete të ndryshme në botë.

Kjo thirrje synon ta mbështesë shkollimin e studentëve të dalluar, të cilët pranohen në universitete të ndryshme në botë në fushat specifike të studimit.

Të drejtë aplikimi kanë studentët që janë pranuar për të vijuar studimet (baçelor, master apo doktoratë) dhe që këto studime do t’i vijojnë me prezencë fizike.

Mbështetja financiare ofrohet për shpenzimet e studimeve bazuar në dëshmitë e paraqitura për nevojën e mbështetjes financiare.

Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 100 mijë euro ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për student/e është 8.500 euro.

MASHTI fton të gjithë studentët e interesuar të cilët janë pranuar në universitete të ndryshme në botë që të aplikojnë në këtë thirrje.

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.