MASHT

MASHT, uron nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e vitit mësimor 2009-2010

18 Qershor, 2010

Me rastin e përfundimit të procesit mësimor 2009-2010, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, falënderon të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për përfundim të suksesshëm të këtij viti.

Gjatë këtij viti MASHT përmes reformave në sistemin arsimorë, ka filluar të ndërtoi një shkollë analitike dhe cilësore e cila mëton që nxënësit tanë të jenë komunikues efektiv, mendimtarë kreativ, qytetarë të përgjegjshëm, të cilët do të kenë vetiniciativë e shpirt ndërmarrës, dhe kjo po vërehet çdo ditë në saje të angazhimit dhe punës së palodhshme të mësimdhënësve tanë kudo në gjithë hapësirën shkollore të Kosovës.

MASHT, falënderon nxënësit dhe mësimdhënësit për q`do orë dhe javë mësimi, për përkushtimin e tyre në marrjen e njohurive dhe shkathtësive të cilat ata do ti përdorin në jetë që të zgjidhin problemet me te cilat do të ballafaqohen dhe njëkohësisht do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit janë ata që i bartin shpresat besimin dhe aspiratat tona për shndërrimin Kosovës në një shtet të dijes ndërsa zhvillimi i resurseve njerëzore të saja do të jetë bazë e mirëfilltë për shtetndërtim, zhvillim të suksesshëm dhe modernizim të shoqërisë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.