MASHT

MASHT dhe EMCDDA angazhohen për shkolla të shëndetshme në Kosovë

8 Korrik, 2010

Qendra Evropiane për Monitorim të Drogës dhe Vartësisë nga përdorimi i saj – EMCDD, gjatë vitit të ardhshëm shkollor do të bëjë një hulumtim rreth përdorimit eventual të drogës në shkollat e mesme të Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit,Agim Hyseni, priti një delegacion të Qendrës Evropiane për Monitorim të Drogës dhe Vartësisë nga përdorimi i saj (EMCDD) të kryesuar nga z. Frederic Denfokek.

Ky delegacion, në përbërje të të cilit ishin përfaqësues nga disa vende të Evropës shfaqi interesimin që një grup ekspertësh evropian të EMCDD-së të bëjë një hulumtim rreth përdorimit të drogës në shkollat e Republikës së Kosovës – shkallën e vartësisë nga përdoruesit e saj eventual.

Zëvendësministri Hyseni, fillimisht i njoftoi mysafirët me trendet e zhvillimeve në sistemin arsimor të Kosovës, përpjekjet që po i bën Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për gjithpërfshirje në arsim, shkolla të shëndetshme dhe në përgjithësi për krijim të kushteve të mira për mësim cilësor.

Zv.ministri Hyseni u shpreh se MASHT, mirëpret interesimin e EMCDDA – së që të bëjë një hulumtim të tillë në shkollat e mesme dhe shprehu bindjen se ky studim, mbase do të konstatojë gjendjen reale dhe do të jetë një bazë e mirë për marrjen e masave adekuate për parandalim të përdorimit të substancave narkotike. 
Bashkëpunimi ynë në këtë drejtim do të jetë i pakursyeshëm, ka thënë zëvendësministri Hyseni.

Më tej z.Hyseni, theksoi se MASHT në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka promovuar edhe “Strategjinë për Shkollat Promovuese të Shëndetit”, e cila presim që të ndikojë në vetëdijesimin e nxënësve dhe në krijimin e kushteve të mira për shkollë të shëndetshme kudo në Kosovë.

Projekti hulumtues i EMCDDA-së pritet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm shkollor 2010 – 2011.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.