MASHT

GJERMANIA ZOTOHET PËR VAZHDIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E ARSIMIT

11 Maj, 2021

Gjendja në arsim dhe vazhdimi i bashkëpunimit me shtetin gjerman kanë qenë temë e diskutimit në një takim të realizuar mes ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci dhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Në takim është diskutuar me theks të veçantë për arsimin profesional derisa janë përmendur edhe projektet që financohen nga Qeveria gjermane.

Ambasdori i Gjermanisë, fillimisht e ka uruar ministren Nagavci për detyrën e re, ndërsa ka ofruar mbështetjen e pakursyer për arsimin në Kosovë.

Ambasadori ka inkurajuar vazhdimin e bashkëpunimit në projektet për mësim në gjuhën gjermane. Po ashtu, ka përmendur programet e këmbimit të studentëve të Kosovës në Gjermani, ku tha se shumë të rinj kosovarë punojnë dhe studiojnë atje.

Ministrja Nagavci e ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen që ka dhënë Gjermania në të gjitha fushat në Kosovë. Ajo tha se janë të interesuar që t’i marrin parasysh disa modele gjermane, austriake e zvicerane për zhvillimin e arsimit profesional në Kosovë.

Po ashtu, Ministrja shtoi se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim me sektorin privat dhe bizneset për realizimin e sistemit dual në arsimin profesional.

Që të dyja palët janë zotuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.