MASHT

FILLON MËSIMI PLOTËSUES PËR TESTIN E ARRITSHMËRISË PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTA

8 Qershor, 2020

08 Qershor 2020

Ministria e Arsimit, Shkëncës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka kontaktuar sot të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe sipas raportimeve, procesi i fillimit të përgatitjeve në shkolla për Testin e Arritshmërisë ka shkuar sipas Kalendarit të përshtatur nga MAShTI për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19.

Sipas raportimeve të DKA-ve, mësimi plotësues për nxënësit e klasave të nënta, i paraparë të fillojë sot me Kalendarin e përshtatur, ka filluar në të gjitha komunat, përveç në Komunën e Malishevës dhe atë Junikut për arsye se nuk kanë pasur mundësi t’i bëjnë përgaditjet e nevojshme në të gjitha shkollat dhe në këto komuna mësimi pritet të fillojë gjatë javës. Paraprakisht, sipas deklarimeve të përgjegjësve të arsimit nëpër komuna, është bërë edhe dezinfektimi i objekteve shkollore dhe janë siguruar dezinfektues dhe maska në shkolla dhe po zbatohen rekomandimet e IKShP-së.Mësimi plotësues për përgatitje për Testin e Arritshmërisë do të zgjasë deri më 19 qershor, ndërsa Testi do të mbahet më 23 qershor 2020.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.