MASHT

FILLON HARTIMI I DY DORACAKËVE TË KURRIKULËS PËR MËSIMIN E NDËRTIMIT TË PAQES DHE BALLAFAQUESHMËRISË

18 Tetor, 2018

Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me përkrahjen e Projektit të UNDP-së për Sigurinë në Kosovë, ka mbajtjur takimin e parë të Konsorciumit për hartimin e dy doracakëve të kurrikulës për mësimin e Ndërtimit të Paqes dhe Ballafaqueshmërisë (Reziliencës).

Konsorciumi mblodhi së bashku zyrtarët e MAShT-it, organizata e OJQ vendore e ndërkombëtare duke përfshirë: USAID-in, Qytetet e Paqes, Forumin ZFD, Demokracia Plus, Korpusin e Paqes, Studiuesit Fulbright, QKSS, KEC-in, përfaqësuesit e shkollave nga Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Kaçaniku.

Pjesëmarrësit kanë diskutuar për procesin e hartimit të doracakëve të kurrikulave, të cilat do të jenë materiali i parë mësimor i këtij lloji në Kosovë – që do të ndërlidhin burimet/materialet e organizatave, OJQ-ve, drejtpërdrejtë me dokumentet zyrtare të kurrikulës.

Doracakët e kurrikulit për mësimin e Ndërtimit të Paqes dhe Ballafaqueshmërisë, do të ndihmojnë që mësimdhënësit të kenë përmbajtjet e nevojshme për të nxitur zhvillimin e shkathtësive, vlerave dhe njohurive të nxënësve për të mbështetur një kulturë paqësore dhe për të ndërtuar ballafaqueshmërinë e tyre. Kjo do t’ju mundësojë nxënësve, shkollave, familjeve të tyre dhe komuniteteve të jenë më të sigurta dhe më të afta për t’iu përgjigjur sfidave kur ato shfaqen.

Më tepër se sa një model që mungon, doracakët e kurrikulit për mësimin e Ndërtimit të Paqes dhe Ballafaqueshmërisë do të përqendrohen në ndërtimin e aseteve të nxënësve për të nxitur ballafaqueshmërinë, vlerat demokratike, barazinë dhe paqen duke promovuar një çasje pjesëmarrëse dhe të përqëndruar në nxënës në harmoni me Kornizën e Kurrikulës të Arsimit Parauniversitar në Kosovë. Kjo qasje është e bazuar në kërkimet dhe praktikat më të mira për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, të mbështetur nga hulumtimet në një sërë fushash të tjera që kanë kërkuar kohë për të parandaluar sjelljet e rrezikshme tek nxënësit, si puna sociale dhe kujdesi shëndetësor.

Ky aktivitet mbështetet në punën e mëparshme të KSSP të UNDP-së për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm përmes edukimit.

UNDP- KSSP gjithashtu ka përkrahur MASHT-in për të përpiluar doracakun për mësimdhënës “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”, një mjet praktik për të adresuar këtë çështje në mjedisin shkollor.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.