Detyra primare të DAL janë planifikimi dhe mbikëqyrja e zhvillimit të sistemit të arsimit të lartë. Për këtë qëllim DAL zhvillon plane e dokumente të politikave, standardeve e të procedurave të cilat ofrojnë zgjidhje sistemore të sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi i arsimit të lartë.
Në punën e vet DAL bazohet në ligjin e arsimit të lartë (2003) dhë në Stategjinë e Arsimit të lartë ( 2005-2015) si dhe në dokumente të tjera relevante ligjore e nënligjore si statutet e institucioneve të bartësve privat e publik të arsimit të lartë, në udhëzime të ndryshme administrativ, rregullore etj.
DAL po ashtu kryen edhe funksione të tjera në shkallë kombëtare si:
Që nga viti 2004, në punën e vet DAL mbështetet në ekspertizën e Këshillit të Ekspertëve të Arsimit të Lartë, i cili përbëhet nga njohësit më të mirë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ky këshill deri më tani ka këshilluar dhe ndihmuar në hartimin e Strategjisë së Arsimit të Lartë në Kosovë, në hartimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, në organizmin e konferencave ndërkombëtare, në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit në shoqëri, e të tjera.
Është konsoliduar plotësisht zyra e TEMPUS-it dhe janë përgatitur 15 projekte në harmoni të plotë me piroritetet strategjike të MASHT. Një numër i tyre është miratuar dhe ka filluar zbatimi i tyre. Po ashtu kanë vazhduar programet e bashkëpunimit për programet TEMPUS, Erasmus Mundus, IPA të miratuara më herët dhe programet e tjera mbështetëse për arsimin e lartë në Kosovë, si:
Divizioni për zhvillimin dhe cilësi në arsimin e lartë
Divizioni për njohje dhe barasvlerë
Divizioni për bashkëpunim ndërkombëtar në arsim të lartë dhe shkencë
Tel: 038 211 012
burim.gashi@rks-gov.net
Tel: 038 213 948
bekim.samadraxha@rks-gov.net
Tel: 0 38 211 667
mirushe.latifaj@rks-gov.net
Tel: 038 211 923
shpresa.mehmeti@rks-gov.net
Tel: 038/211-924
Email: qamile.sinanaj@rks-gov.net