Propozon, harton dhe mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave/strategjive për institucionet e edukimit për fëmijërinë e hershme.
Zhvillon politika publike dhe mbështet zbatimin e aktiviteteve që ndërlidhen me edukimin në fëmijërinë e hershme për fëmijët nga grupet e margjinalizuara.
Harton politika dhe ofron përkrahje për DKA dhe institucionet parashkollore për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukim në fëmijëri të hershme në të gjitha institucionet e edukimit për fëmijërinë e hershme.
Monitoron dhe raporton për mbarëvajtjen e procesit edukativ në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Zhvillon kurrikulat dhe tekstet shkollore për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Udhëheqësi i Divizionit për Edukim në Fëmijëri të Hershme raporton tek drejtori i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Edukim në Fëmijëri të Hershme është katër (4).