MASHT

Telegram ngushëllimi i ministrit Bajrami për familjen Stipçeviq

1 Shtator, 2015

E nderuar familje Stipçeviq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolosit të ilirologjisë, akademik Aleksandër Stipçeviq.

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolosit të ilirologjisë, akademik Aleksandër Stipçeviq. 

Bota akademike humbi arkeologun, bibliografistin, bibliotekistin, eseistin, albanologun, por edhe mësimdhënësin e shumë gjeneratave. Ndërsa, qytetarët e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, humbën njeriun që më së miri solli te ne frymëmarrjen ilire. 

Me veprën e tij, akademiku Stipçeviq ka bërë vend meritor në historinë botërore. Ndërsa, ne do ta kujtojmë gjithmonë edhe si mikun më të madh, që me pendën e tij, me veprimtarinë shkencore, u bë roje e historisë tonë kombëtare. 

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.