MASHT

Telegram ngushëllimi

29 Dhjetor, 2015

E nderuara familje Bajçinca, Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më dashurit tuaj, profesor Isa Bajçinca.

Arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj, duke qenë se një pjesë të madhe të jetës dhe punës së tij ua kushtoi studentëve.

Profesor Bajçinca, po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, duke u bërë një nga emrat më të rëndësishëm në fushën e albanologjisë. 

Personaliteti i tij do të jetojë me ne dhe me brezat që vijnë, sepse me përkushtim të madh ia kushtoi jetën gjuhës amtare dhe mësimdhënies. 

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.


Me respekt,                                                                                               
Arsim Bajrami 
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.