MASHT

SQARIM

16 Gusht, 2017

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet në disa portale, për vendosjen e ministres së Arsimit , Sportit dhe Kulturës të Shqipërisë znj. Mirela Karabina në një nga hotelet e Gjakovës,  me rastin e pjesëmarrjes në hapjen e punimeve të Seminarit mbarëkombëtarë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, MAShT sqaron se çdo gjë është bërë në koordinim të përbashkët ndërmjet dy ministrive përkatëse dhe se nuk ka patë asnjë vëreje nga ana e znj. Karabina lidhur me akomodimin .

Lidhur me këtë, sot Ministrja Karabina , ka sqaruar edhe zyrtarisht përmes një shkrese  dërguar kabinetit të Ministrit Bajrami se çdo gjë ka qenë në rregull gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe se përfoljet në media dhe portale lidhur me akomodimin nuk janë të sakta .

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.