MASHT

MINISTRJA HYKMETE BAJRAMI PRITI SHEFEN E ZYRËS SË BE-SË NË KOSOVË, PPBE, NATALIYA APOSTOLOVA

26 Shkurt, 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën bisedoi rreth gjendjes në arsim dhe programit qeveritar që synon të bëjë ndryshime pozitive në të gjitha nivelet e arsimit.

Ambasadorja Apostolova e ka uruar ministren Bajrami për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën, sidomos në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.Ministrja Bajrami falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin në veçanti. Ajo theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar, respektivisht në realizimin e reformave në të gjitha nivelet e arsimit, që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e këtij sektori. Ministrja Bajrami, po ashtu, theksoi se MAShTI mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë për realizimin e të gjitha obligimeve që dalin nga MSA dhe ERA.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.