MASHT

MINISTRJA BAJRAMI ZHVILLOI DISA TAKIME ME AKTERË TË ARSIMIT

18 Maj, 2020

18 Maj 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së sotme ka pasur disa takime me akterë të ndryshëm, me të cilët ka biseduar rreth çështjeve të ndryshme në funksion të krijimit të kushteve më të mira në arsim dhe krijimit të mundësive për arsimim cilësor për të rinjtë tanë.

Në takimin që ka pasur gjatë ditës së sotme me drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Lah Nitaj, ministrja Bajrami ka theksuar se MAShTI është i gatshëm të bëjë çdo gjë brenda kompetencave të veta, por edhe duke i forcuar Qendrat e Kompetencës dhe shkollat profesionale në Kosovë përmes përmirësimit të kushteve dhe ofrimin e kurrikulave adekuate.

Ministrja Bajrami ka pritur sot edhe ambasadoren e Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, me të cilën ka biseduar për gjendjen aktuale në të gjitha nivelet e arsimit, me theks të veçantë, organizimin dhe mbarëvajtjen e mësimit në distancë.

Gjatë ditës, ministrja Bajrami ka pritur edhe nënkolonelin e FSK-së, Afrim Veseli, ku është biseduar për kryerjen e Testit të Maturës për dy kandidatë të pranuar në Akademinë Ushtarake “West Point” në ShBA.

Ministrja Bajrami ka mbajtur një takim edhe me drejtorët e Departamenteve në MAShTI, ku është diskutuar rreth përfundimit të vitit shkollor 2019/2020, vendosjes së

notave në librat amëz si dhe dëftesat për nxënës. Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në shkolla, për përgatitjet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe, si dhe për përgatitjet që janë duke u bërë për organizimin e Testit të Arritshmërisë.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.