MASHT

MINISTRJA BAJRAMI PRITI UDHËHEQËSIT E PROJEKTIT “ALLED 2”

21 Shkurt, 2020

21 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim udhëheqësit e projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ka për qëllim harmonizimin e arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.

Në takim u theksua rëndësia e arsimit dhe aftësimit profesional dhe mundësitë që po i krijon projekti “ALLED 2” duke i mbështetur institucionet arsimore për të krijuar bashkëpunim me bizneset dhe në këtë mënyrë edhe lidhjen me tregun e punës.Ministrja Bajrami falënderoi udhëheqësit e “ALLLED 2” për punën që po bëjnë përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional, i cili i ndihmon të rinjtë tanë të jenë të përgatitur dhe kompetent për tregun e punës.Udhëheqësja e Projektit, Efka Heder, e informoi ministren Bajrami më detajisht për projektin dhe fushat ku është i koncentruar ky projekt, ndërsa theksoi gatishmërinë për të mbështetur politikat që kanë për synim ngritjen e cilësisë në arsim, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional.

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.