MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI STUDENTËT PJESËMARRËS NË GARËN “MID ATLANTIC – EUROPEAN UNION SIMULATION”

5 Dhjetor, 2018

05 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti një grup të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të prirë nga dekani i këtij fakulteti, Haxhi Gashi.

Në këtë takim, ministri Bytyqi u informua për pjesëmarrjen dhe përvojën e këtyre studentëve, të cilët të mbështetur nga MAShT, kanë marrë pjesë në garën ndërkombëtare “Mid Atlantic – European Union Simulation” në Washington, e po ashtu, edhe në aktivitete akademike në “James Medison University” në Harrisonburg të ShBA-ve.

Dekani Gashi dhe studentët e falënderuan ministrin Bytyqi për mbështetjen dhe krijimin e mundësisë për të qenë pjesëmarrës në gara të nivelit ndërkombëtar.

Ndërsa, ministri Bytyqi i falënderoi studentët për prezantimin e mirë të Kosovës, duke qenë universiteti i vetëm evropian që ka marrë pjesë në këtë garë.

Ministri Bytyqi tha se Kosova ka studentë shumë të mirë dhe tha se Ministria ka obligim t’i mbështesë dhe t’iu krijojë kushte për përgatitjen e tyre, ndërsa kërkoi nga studentët që të vazhdojnë me këtë entuziazëm për ndërtimin e karrierës së tyre.  

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.