MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E SHKOLLËS “HAMZA MUÇA” NGA SHKALLNURI I DURRËSIT

27 Dhjetor, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e shkollës “Hamza Muça”, nga Shkallnuri i Durrësit dhe të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, me të cilët bisedoi rreth projekteve dhe bashkëpunimit në mes të shkollave të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ministri Bytyqi e falënderoi drejtoreshën e shkollës “Hamza Muça”, Fatmire Mulliqi, për bashkëpunim me shkollat në Kosovë dhe theksoi se duhet të ndjekim këtë  rrugë të rëndësishme dhe të domosdoshme mes dy vendeve, që i ndihmon shkollat dhe në veçanti nxënësit nga Kosova dhe Shqipëria.Ministri, po ashtu, shprehu keqardhje për tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Durrës, sidomos për nxënësit, të cilët janë prekur nga kjo tragjedi kombëtare. Ai theksoi se edhe në takimin që ka pasur këto ditë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ka marrë informacion se shumë nxënës janë detyruar që të lëvizin nga shkollat e Durrësit për shkak të dëmtimeve që kanë ndodhur në objekte.Ndërsa, drejtoresha Mulliqi theksoi se janë sot këtu për binjakëzim të kësaj shkolle me shkollën “Elena Gjika”, ndërsa tha se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe se është planifikuar edhe një projekt tjetër që do të jetë pjesë e bashkëpunimit në mes të dy shkollave në të ardhmen.Ministri Bytyqi dhe drejtoresha Mulliqi uruan që ky shembull të ndiqet nga shumë shkolla të tjera të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.