MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË PROMOVIMIN E DORACAKUT PËR MËSIMDHËNËS “PARANDALIMI I EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM”

29 Qershor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në promovimin e Doracakut për mësimdhënës “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”, i përgatitur nga MAShT me ndihmën e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondacionin Evropian për Demokraci (FED), si dhe mbështetjen financiare të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, rëndësia e arsimit në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm nuk është e përcaktuar vetëm me Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015/20, por është avancuar nga praktikat më të mira të OKB-së dhe praktikat tjera ndërkombëtare për ndërtimin e mbrojtjes së rinisë ndaj ideologjive ekstremiste të dhunshme.

Ministri Bytyqi tha se, ky doracak ka për qëllim t’u ofrojë mësimdhënësve në mbarë Kosovën udhëzime teknike për adresimin e sfidave konkrete të nxitura nga ekstremizmi i  dhunshëm në shkollat tona. “Arsimi luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e radikalizmit, duke nxitur zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik tek nxënësit, duke ndërtuar besimin dhe aftësitë jetësore dhe duke parë votën nga perspektiva e një qytetari global. Doracaku është një nga disa aktivitetet që MAShT ka iniciuar për të arritur objektivat e përcaktuara në Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi ka falënderuar UNDP-në, FED-in për ndihmën që sot të kemi një doracak, i cili do të ndihmonte mësimdhënësit në mënyrë që të hapat e parë të ndalimit të ekstremizmit të dhunshëm t’i kemi te të rinjtë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi tha se, luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe kundërvënia ndaj terrorizmit është një prej sfidave më madhore të kohës sonë dhe si të tilla kërkojnë vëmendje jashtëzakonisht të madhe dhe duhet të trajtohen në mënyrë relevante përmes strategjive të ndryshme për parandalim dhe luftim të ekstremizmit.

Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së Ulrika Richardson foli për rëndësinë e doracakut dhe rëndësinë e zbatimit të tij në shkolla, në mënyrë që të rinjtë tanë të njoftohen lidhur me rreziqet, të cilat qojnë në ekstremizëm dhe radikalizëm.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.