MASHT

MINISTRI BYTYQI MERR VENDIM PËR VENDOSJEN E KUTIVE TË ANKESAVE NË INSTITUCIONET ARSIMORE

11 Shkurt, 2019

11 Shkurt 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.

Për zbatimin e këtij vendimi, Ministri ka obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit).

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.