MASHT

Ministri Bajrami vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore

25 Gusht, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, me ftesë të rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, z. Zamir Dika është pritur në një vizitë zyrtare nga ai dhe menaxhmenti i UEJL-së.

Ministri Bajrami dhe rektori Dika, në takim kanë diskutuar mundësinë e rritjes së bashkëpunimit  në mes universiteteve tona publike dhe UEJL-së, sa i përket ofrimit të programeve të përbashkëta dhe ngritjes së performancës.

“Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit në ofrimin e programeve të përbashkëta ndërkombëtare, në nivelet MA dhe PhD, me universitetet publike në Republikën e Kosovës, bashkëpunimin në fushën e hulumtimeve shkencore, mobilitetin e studentëve, këmbimin e përvojave në nivelin e stafit akademik dhe çështje të tjera të rëndësishme, të cilat ndërlidhen me ngritjen e nivelit të cilësisë së universiteteve tona”, theksoi ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, në këtë takim ka theksuar edhe mungesën e kuadrove në universitetet e reja publike dhe nevojën e ngritjes së kapaciteteve akademike dhe hulumtuese.

Ndërsa, rektori i UEJL-së, Zamir Dika, e njoftoi ministrin Bajrami me zhvillimet në Universitet, me theks të veçantë në punën që po bëhet në ofrimin e programeve të integruara për studentë, përfshirë edhe ata te vendeve të rajonit.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.