MASHT

Ministri Bajrami në vizitë zyrtare në ShBA

12 Shtator, 2015

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë ditëve në vijim do të takohet me udhëheqës të organizatave të rëndësishme që investojnë në arsim, si dhe me udhëheqës të universiteteve të njohura.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Bajrami do të bisedojë për mundësi të reja  bashkëpunimi në arsim, sidomos në arsimin e lartë, ku ministri do të ketë vizita në universitete amerikane dhe do të bisedojë me udhëheqës të universiteteve për bashkëpunim, sidomos sa i përket krijimit të mundësive të reja për të rinjtë tanë për studime në këto universitete, por edhe për shkëmbimin e profesorëve.

Po ashtu, ministri Bajrami, gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me udhëheqës të USAID-it, me të cilët do të bisedojë për mundësitë e investimeve të reja në arsimin kosovar.

Gjithashtu, ministri do të ketë disa takime në Departamentin e Shtetit, ndërsa do të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, përgjegjës për Evropë dhe Azinë Qëndrore. 

Gjatë kësaj vizite triditore në Washington, ministri Bajrami do të vizitojë edhe Universitetin “James Medision”, si dhe Universitetin “Eastern Mennonite”, a

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.