MASHT

Më 2 maj fillon Java e aksionit global për Arsimin për të gjithë

29 Prill, 2011

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), duke filluar nga data 2 deri më 8 maj shënon Javën e Aksionit Global për Arsimin për të Gjithë me temën “Arsimim për gratë dhe vajzat” nën moton ” Po, ajo mund!”

Fushata Globale për Javën e Arsimit për të Gjithë është aktivitet i shpallur nga UNESKO dhe çdo vit mbahet në javën e fundit të prillit. Kjo javë tashmë organizohet nga mbi 200 vende të botës me aktivitete të ndryshme me qëllim të promovimit të së drejtës për arsim.
Kësaj iniciative i është bashkangjitur edhe Kosova që nga viti 2005, ku prej atëherë kemi organizuar aktivitete në përputhje me qëllimin e kësaj fushate me temën e përcaktuar nga UNESKO. 
Sivjet UNESKO i ka përqendruar aktivitetet në fillim të muajit maj, prandaj edhe MASHT ka zgjedhur që ky interval kohor të jetë i pasur me aktivitete shkollore kushtuar Javës së arsimit për të gjithë. 
Njësia për të Drejtat e Njeriut e MASHT-it iu ka sugjeruar shkollave që t`i bashkëngjiten fushatës botërore, me qëllim të promovimit të së drejtës themelore për arsim. 
Gjatë kësaj jave shkollat mund të realizojnë aktivitete të ndryshme edukativo-arsimore ( sipas zgjedhjes së tyre: ekspozita, orë letrare, shfaqje teatrale, koncerte të vogla me fëmijët e shkollave të komunës përkatëse dhe aktivitete tjera) në përputhje me temën e përcaktuar nga UNESKO: “Arsimim për gratë dhe vajzat”.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.